Ansarullah lëshon një raketë në drejtim të ministrisë së mbrojtjes së Arabisë Saudite
(last modified Sat, 30 Dec 2017 07:51:31 GMT )
Dhjetor 30, 2017 08:51 Europe/Tirane
  • Ansarullah lëshon një raketë në drejtim të ministrisë së mbrojtjes së Arabisë Saudite

Kanali televiziv Al Alam, citoi kreun e këshillit të revolucionit të Jemenit Muhamed Ali Houthi, i cili ka thënë se forcat jemenase në përgjigje të krimeve të koalicionit saudit, ka lëshuar në raketë balistike në drejtim të ministrisë së mbrojtjes së Arabisë Saudite.

Ky funksionar jemenas nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmin e kryer ndaj ministrisë së mbrojtjes së Arabisë Saudite. Autoritetet saudite deri tani nuk kanë reaguar ndaj këtij lajmi, mirëpo disa dëshmitarë okularë kanë njoftuar për disa shpërthime në zona të ndryshme të Riadit. Gjithashtu dje forcat e Jemenit kanë sulmuar me raketa bazat e ushtrisë saudite në Asir. Forcat e lëvizjes Ansarullah kanë goditur saktë me raketa disa pozicione të ushtrisë saudite, duke shkaktuar viktima në mesin e këtyre forcave. Kanali televiziv jemenas Al Masire ka bërë të ditur se forcat e artilerisë dhe ushtria jemenase kanë sulmuar forcat e ushtrisë dhe mercenarët sauditë në bazat ushtarake Asir, Xhizan dhe Naxhran.

Tags