Damasku: Prania ushtarake e Amerikës në Siri është e paligjshme
(last modified Fri, 19 Jan 2018 14:27:00 GMT )
Janar 19, 2018 15:27 Europe/Tirane
  • Damasku: Prania ushtarake e Amerikës në Siri është e paligjshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka deklaruar se prania ushtarake e Amerikës në Siri është e paligjshme, shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare dhe agresion kundër sovranitetit kombëtar të Sirisë.

Kanali televiziv Al-Akhbarija njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të enjten në reagim ndaj deklaratave të Rex Tillerson, sekretarit amerikan të shëtit, ka theksuar se prania ushtarake e Amerikës në territorin e Sirisë vazhdon të bëhet me qëllim të mbështetjes së grupit takfirist terrorist ISIS të cilin e ka krijuar Amerika dhe pohon qartazi një gjë të tillë. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka thënë gjithashtu se qeveria e Amerikës kurrë nuk ka synuar shkatërrimin e grupit terrorist ISIS dhe qyteti Raka është një shembull prej veprimeve të Amerikës dhe koalicionit pretendues të këtij vendi. Ndërhyrja në çështjet e brendshme të çdo vendi në botë, është veprim i jashtëligjshëm. Vlen të theksohet se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, të mërkurën ka deklaruar se prania ushtarake e Amerikës në Siri do të vazhdojë.

Tags