Refugjatët sirianë kthehen në qytezën Al-Buvajxha në jug të Damaskut
(last modified Tue, 23 Jan 2018 13:19:32 GMT )
Janar 23, 2018 14:19 Europe/Tirane
  • Refugjatët sirianë kthehen në qytezën Al-Buvajxha në jug të Damaskut

Këshilltari i Ministrisë për Pajtim Kombëtar të Sirisë ka deklaruar në kuadër të përpjekjeve të Damaskut për kthimin e refugjatëve në jetën normale të tyre në rajonet të çliruara, me qindra familje siriane janë kthyer në qytezën Al-Buvejxha.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ahmed Munir ka thënë se banorët e kësaj qyteze e cila ndodhet në jug të Damaskut, pesë vite më parë janë detyruar të shpërngulen nga ky rajon për shkak të sulmeve të terroristëve. Kthimi i të shpërngulurve në këtë rajon që kryesisht dominohet nga tokat bujqësore, ka rëndësi të madhe për kryeqytetin e Sirisë. Së shpejti do të fillojë edhe procesi i kthimit të refugjatëve sirianë në rajonin Sha'ba në Ghutën Lindore të Damaskut.

Tags