Takimi i zv/ministrit të jashtëm të Iranit me Bashar Asad në Damask
(last modified Sat, 27 Jan 2018 12:31:39 GMT )
Janar 27, 2018 13:31 Europe/Tirane
  • Takimi i zv/ministrit të jashtëm të Iranit me Bashar Asad në Damask

Hosein Xhaberi Ansari, zv/ministër i RII për çështjet politike dhe negociator i lartë i Iranit në procesin e Astanas, u takua të shtunën në Damask me presidentin sirian Bashar Asad.

Ky takim u mbajt në prag të Kongresit të Dialogut Kombëtar të Sirisë, i cili do të mbahet më 29-30 janar në Soçi të Rusisë. Zëvendësministri i jashtëm i Turqisë Sedat Onal, Hosein Xhaberi Ansari dhe Alexander Lavrentiev, përfaqësues special i presidentit rus për çështjet siriane, morën pjesë në takimin për organizimin e Kongresit Kombëtar të Dialogut të Sirisë më 20 janar në Soçi. Ansari është planifikuar të takohet me zyrtarë të tjerë sirianë në kudër të një vizite njëditore në Siri, ku do të diskutojë mbi zhvillimet më të fundit në Siri.

 

Tags