Turqia do të përballet me forcat siriane nëse ndihmojnë kurdët në Afrin
(last modified Mon, 19 Feb 2018 17:56:11 GMT )
Shkurt 19, 2018 18:56 Europe/Tirane
  • Turqia do të përballet me forcat siriane nëse ndihmojnë kurdët në Afrin

Ministri i jashtëm turk deklaroi se Turqia do të përballet me të gjitha forcat pro-qeveritare siriane që hyjnë në rajonin Afrin të kontrolluar nga kurdët për të mbrojtur Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga SHBA, pasi Damasku thuhet se ka për qëllim të dërgojë forca pro-qeveritare në rajonin e trazuar dhe të bashkojë forcat me kurdët kundër trupave turke.

 "Nëse regjimi në Damask po hyn në Afrin për të spastruar PKK dhe YPG, atëherë nuk ka problem," tha Mevlut Çavushoglu duke shtuar : "Megjithatë, në qoftë se ushtria siriane vjen për të mbrojtur YPG, atëherë asgjë dhe askush nuk mund të na ndalojë neve ose ushtarët turq" . Komentet e tij erdhën disa orë pasi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA raportoi se forcat popullore të Sirisë do të mbërrijnë në Afrin në orët e ardhshme për të mbështetur rezistencën e popullit të saj në përballjen me agresionin që forcat turke kanë nisur në rajon."

 

Tags