Dimensione të ndryshme të pohimit saudit të rolit të Shteteve të Bashkuara në zgjerimin e vehabizmit
(last modified Wed, 28 Mar 2018 01:32:10 GMT )
Mars 28, 2018 03:32 Europe/Tirane
  • Dimensione të ndryshme të pohimit saudit të rolit të Shteteve të Bashkuara në zgjerimin e vehabizmit

Princi i kurorës saudite Muhamed bin Salman, në një intervistë me Washington Post, pranoi se përqendrimi i Riadit në përhapjen e vehabizmit në botë ishte me kërkesë të Shteteve të Bashkuara për t'u ballafaquar me bllokun lindor gjatë Luftës së Ftohtë (1947-1991).

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite gjithashtu pranoi financimin e vehabizmit nga Arabia Saudite, duke thënë se financimi i vehabizmit kryhet kryesisht nëpërmjet institucioneve saudite që operojnë në sektorin privat në Arabinë Saudite. Origjina ideologjike e shumë grupeve terroriste takfiriste është e rrënjosur në kuptimin ekstremist dhe devijant të fesë nga vehabizmi. Këto ide të devijuara kanë luajtur një rol të madh në formimin e aktiviteteve terroriste, ndërhyrjeve dhe akteve të dhunshme të regjimit Al Saud në rajon dhe në botë. Krijimi i valës së panikut dhe promovimi i konflikteve sektare dhe fetare në botën muslimane është faktori kryesor motivues për vehabistët që të formojnë grupe terroriste takfiriste për të krijuar përçarje mes vendeve islamike. Përveç përpjekjes për të krijuar luftëra sektare dhe civile, paradoksi i vehabistëve është ngritur në luftë kundër të gjitha medh'hebeve dhe sekteve islame, dhe vehabizmi përveç mendimeve të tij të devijuara, i konsideron grupet e tjera si të devijuar dhe madje edhe mosbesimtarë. Në fakt, vehabizmi nuk njeh kufi për vetveten dhe për pasojë efektet e këtyre bindjeve të devijuara kanë prekur edhe udhëheqësit abuzivë dhe mbështetësit dhe nxitësit e vehabistëve. Roli i Arabisë Saudite në krijimin dhe përhapjen e grupeve terroriste takfiristë dhe ushqyerja e këtyre rrymave të devijuara dhe të dhunshme është një fakt i qartë që pranohet edhe nga mediat dhe qarqet akademike. Gazeta britanike Telegraph përshkroi shkaqet e vehabizmit si burimi kryesor i terrorizmit ndërkombëtar. Sipas Telegraph, rrënjët e grupit terrorist ISIS janë në vehabizëm, ku mendimi radikal dhe origjina e tij është në Arabinë Saudite. ISIS, Fronti al-Nusra, al-Kaida dhe talebanët bazohen në ideologjinë vehabiste saudite dhe secili prej këtyre grupeve po ndjek taktikat e mësuara në shkollat saudite. Vehabizmi është djepi apo burimi i terrorizmit. Arabia Saudite, si propagandisti i vehabizmit dhe selefizmit, është burimi i trajnimit të terroristëve dhe i eksportimit të tyre  në pjesë të ndryshme të botës. Përputhja e zyrtarëve amerikanë, veçanërisht Donald Trump me vehabizmin saudit, është burimi kryesor i terrorizmit dhe i zgjerimit të  tij në botë, duke e vënë në rrezik bashkësinë ndërkombëtare. Paul Otwoud, profesor i Studimeve Amerikane në Universitetin e Masaçusets, në një intervistë me agjencinë IRNA, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nxisin përhapjen e ekstremizmit dhe ngritjen e ISIS në Siri dhe Irak, duke shtuar se terrorizmi është një instrument në strategjinë e politikës së jashtme të SHBA. Ai theksoi: " Mbështetja e politikave saudite që synojnë përhapjen e ekstremizmit, tregon se Shtëpia e Bardhë e konsideron ekstremizmin dhe terrorizmin si një mjet për realizimin e politikave të saj". Të gjitha dëshmitë sugjerojnë se përshkallëzimi i dhunës, ekstremizmit dhe pasigurisë në nivel global është produkt i politikës saudite në promovimin e të menduarit vehabist, nën hijen e mbështetjes amerikane.

 

Tags