Pretendimi për fshehjen e dëshmive për sulm kimik në Duma, gënjeshtër dhe i pabazë
(last modified Wed, 18 Apr 2018 09:59:10 GMT )
Prill 18, 2018 11:59 Europe/Tirane
  • Pretendimi për fshehjen e dëshmive për sulm kimik në Duma, gënjeshtër dhe i pabazë

Ekspertët e armëve kimike besojnë se akuzat e Amerikës, Francës dhe Anglisë kundër Sirisë dhe Rusisë në lidhje me fshehjen e dëshmive të përdorimit të armëve kimike të pretenduara në qytetin Duma, janë shumë larg realitetit dhe është e pamundur të bëhet një gjë e tillë.

Shtetet perëndimore pas krijimit të një skenari për përdorimin e armëve kimike në qytetin Duma nga ana e ushtrisë së Sirisë njëkohësisht me hyrjen e ekspertëve të Organizatës për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike në këtë qytet dhe pas zbulimit të së vërtetës, kësaj radhe pretendojnë se dëshmitë e sulmit kimik janë fshehur. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Anton Utkin, ekspertë i armëve kimike, në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today në gjuhën arabe, ka deklaruar: "Në rast të përdorimit të armëve kimike me përmbajtje të klorit ose sarinit në një rajon me sipërfaqe qindra mijëra metra, me patjetër se do të mbesin gjurmët helmuese mbi tokë ose mbi objektet rreth vendit ku është kryer sulmi". Viktor Litovkin, ekspert ushtarak i Rusisë, gjithashtu vuri në dukje se fshehja e gjurmëve të përdorimit të lëndëve kimike në një periudhë të shkurtë kohore, është e pamundur ndërsa theksoi: "Akuzat e Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë dhe Rusisë janë thjeshtë të kota dhe plotësisht të pabaza dhe qëllimi i tyre është arsyetimi i krimeve që kanë kryer këto shteteve ndaj popullit të Sirisë". Ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike të martën së bashku me Nezar Jazexhi, ministrin e shëndetësisë së Sirisë, kanë hyrë në qytetin Duma të Sirisë dhe kjo çështje ka ndodhur pas pretendimeve të shteteve perëndimore të cilat pretenduan se Siria dhe Rusia nuk po lejojnë hyrjen e ekspertëve në qytetin Duma.

Tags