Festohet përvjetori i lindjes së Imam Husejnit (a.s.) në Siri
(last modified Fri, 20 Apr 2018 13:47:34 GMT )
Prill 20, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • Festohet përvjetori i lindjes së Imam Husejnit (a.s.) në Siri

Me rastin e 4 shabanit, përvjetorit të lindjes së Imam Husejnit (a.s.), u organizua një ceremoni në mauzoleun e Hazreti Rukijes (s.a.) në Damask, kryeqytetin e Sirisë, në të cilën mori pjesë një numër i madh i vizitorëve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në ceremoninë e festimit të përvjetorit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë, e cila u zhvillua ditën e enjte me pjesëmarrjen e një numri të madh të vizitorëve dhe mbrojtësve të vendeve të shenjta në mauzoleun e Hazreti Rukijes (s.a.), u kënduan moto dhe ilahi në përshkrimin e personalitetit të Imam Husejnit (a.s.). Ceremoni manifestimi me këtë raste është organizuar edhe në mauzoleun e Hazreti Zejnebe (s.a.) në rajonin Zejenebije të Damaskut. Vlen të theksohet se sot më 20 prill 2018 që përkon me 3 shaban 1439 hixhri kameri, është përvjetori i lindjes së Imam Husejnit (a.s.).

Tags