Forcat siriane avancojnë në lagjen mbajtur nga terroristët në Damask
(last modified Thu, 26 Apr 2018 19:08:44 GMT )
Prill 26, 2018 21:08 Europe/Tirane
  • Forcat siriane avancojnë në lagjen mbajtur nga terroristët në Damask

Trupat siriane kanë avancuar në operacionin kundër terroristëve takfiristë në një lagje të Damaskut jugor, ndërsa po përparojnë në një fushatë ushtarake kundër terrorizmit në rajon.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA, njoftoi të enjten se ushtria siriane ka marrë kontrollin e rrjeteve të tuneleve nëntokësore dhe blloqeve të ndërtesave në lagjen al-Haxhar al-Asuad. Gjatë operacionit, dhjetëra terroristë u vranë dhe armët dhe pajisjet e tyre u shkatërruan. SANA më tej vuri në dukje se fushata e ushtrisë siriane do të vazhdojë deri në çlirimin e të gjitha lagjeve jugore të Damaskut nga pushtimi i grupeve terroriste. Gjatë muajve të fundit, forcat siriane kanë arritur fitore të mëdha kundër militantëve, të cilët kohët e fundit i kanë shtuar veprimet e tyre të dhunshme në të gjithë vendin pas një sërë humbjesh në terren.

 

Tags