Sekretari i ri i DASH takon mbretin dhe ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite
(last modified Sun, 29 Apr 2018 12:01:11 GMT )
Prill 29, 2018 14:01 Europe/Tirane
  • Sekretari i ri i DASH takon mbretin dhe ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite

Sekretari i jashtëm i SHBA i cili udhëtoi për në Arabinë Saudite u takua sot në Arabinë Saudite me Mbretin Malek Salman, në Riad.

Mike Pompeo, kishte marrë pjesë më parë në një konferencë të përbashkët të shtypit me homologun e tij saudit Adel Al Xhubeir dhe deklaroi se Irani paraqet shqetësim për sigurinë e rajonit duke ofruar dërguar armë në Jemen. Pompeo gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij anti-iranian, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen me aleatët evropianë për të ndryshuar marrëveshjen bërthamore. Sekretari i DASH gjithashtu shtoi se Arabia Saudite është një nga partnerët kryesorë të Uashingtonit dhe shtoi se, nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë mundësinë të ndryshojnë marrëveshjen bërthamore, atëherë do të tërhiqen nga ajo. Ministri i jashtëm saudit Adel Al Xhubeir tha në një konferencë shtypi se Rijadi mbështet vazhdimin e sanksioneve kundër Teheranit.

 

Tags