Zbulimi i dimensioneve të marrëdhënieve biznesore midis Rijadit dhe Tel Avivit në rrjetet sociale
(last modified Sun, 27 May 2018 13:26:03 GMT )
May 27, 2018 15:26 Europe/Tirane
  • Zbulimi i dimensioneve të marrëdhënieve biznesore midis Rijadit dhe Tel Avivit në rrjetet sociale

Një video që tregon ekzistencën e produkteve të një kompanie saudite në Tel Aviv e publikuar në rrjetet sociale, ka bërë zbulimin e dimensioneve të marrëdhënieve tregtare midis regjimeve saudite dhe izraelite.

Gazeta Al-Shark e Katarit shkroi sot se Arabia Saudite, pas ndalimit të eksporteve të saj në Katar për shkak të mospajtimeve me vendin, ka shmangur disa mallra të saj, duke përfshirë produktet e qumështit, ndërsa këto mallra është duke i dërguar në tregjet izraelite. Gazeta Al-Shark e Katarit ka thënë se 'Al Murai', një prodhues i qumështit nga Arabia Saudite, që ka eksportuar rreth 450 ton prodhime qumështore në Katar përpara krizës midis këtyre vendeve, ka pësuar shumë dëmtime materiale për shkak të mospajtimeve midis Katarit dhe Arabisë Saudite.  Thuhet se pas krizës në vendet e Gjirit Persik, vlera e prodhimit ditor të produkteve të kompanisë 'Al Murai' është rreth 60 për qind më e ulët.

 

Tags