Shqetësimet e OKB-së për intensifikimin e krimeve saudite në Jemen
(last modified Tue, 13 Nov 2018 17:56:14 GMT )
Nëntor 13, 2018 18:56 Europe/Tirane
  • Shqetësimet e OKB-së për intensifikimin e krimeve saudite në Jemen

Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit, ku kohëve të fundit koalicioni saudit synon marrjen e qytetit Hudejda.

Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Forcat mercenare të këtij koalicioni janë në majë të sulmeve dhe po planifikojnë të sjellin presion të paprecedent ndaj popullit jemenas duke kapur këtë qytet port. Sauditët dhe Emiratet janë duke u përpjekur të bllokojnë rrugën kryesore logjistike që është thelbësore për mbijetesën e popullit jemenas dhe kështu t'i detyrojnë ata të dorëzohen. Organizata UNHCR ka deklaruar se deri më tani janë vrarë ose plagosur mbi 17.600 civilë jemenas si pasojë e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se zyra e UNHCR ka deklaruar se gjatë periudhës 26 mars 2015 deri më 8 nëntor të vitit 2018, në përgjithësi janë vrarë ose plagosur 17.640 civilë jemenas duke përfshirë 6872 të vrarë dhe 10768 persona të plagosur. Sipas raportit të UNHCR, në përgjithësi 10.853 persona janë vrarë ose plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të drejtpërdrejta të koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite. Ndërkohë burimet e brendshme të Jemenit, duke paraqitur statistika të ndryshme për viktimat e shkaktuara nga agresioni ushtarak i koalicionit saudit kundër Jemenit, kanë thënë se mbi 14000 civilë jemenas janë vrarë dhe me mijëra persona të tjerë janë plagosur si pasojë e këtij agresioni ushtarak kundër Jemenit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guteres, Arabia Saudite dhe Emiratet vazhdojnë të besojnë se ata mund të kapin Hudejnad dhe kjo paraqet shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha: Jemeni është dëshmitar i katastrofës më të keqe humanitare në tokë. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se 13 milion njerëz në Jemen po përballen me urinë. OKB i bëri thirrje koalicionit ushtarak, të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të ndaluar sulmet ajrore që po vrasin civilë dhe duke kontribuar në atë që OKB thotë se mund të bëhet "uria më e keqe në botë për 100 vjet". Arabia Saudite, e mbështetur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, po përdor sulme ajrore dhe një bllokadë ajrore, detare dhe tokësore kundër Jemenit duke penguar edhe furnizimet me ushqime, ujë dhe medikamente për popullsinë civile. Të paktën 15,000 njerëz janë vrarë në konflikt dhe miliona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre. "Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që punojnë në Jemen dënojnë pa mëdyshje sulmet ndaj civilëve dhe shprehin ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave", tha Lise Grande, Koordinatorja Humanitare e OKB për Jemenin. "Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, palët në konflikt janë të detyruara të respektojnë parimet humanitare", tha Grande. "Pjesëmarrësit në luftë duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët - të mos lëndohen, të mos gjymtohen, të plagosen ose të vriten", shtoi ajo.

 

Tags