Kurdët e Sirisë paraqesin propozimet për marrëveshjes me qeverinë e Damaskut
(last modified Sun, 20 Jan 2019 13:10:34 GMT )
Janar 20, 2019 14:10 Europe/Tirane
  • Kurdët e Sirisë paraqesin propozimet për marrëveshjes me qeverinë e Damaskut

Kurdët e Sirisë kanë publikuar një deklaratë në të cilën janë theksuar pikat e propozuara të tyre për arritjen e marrëveshjes me qeverinë qendrore të Sirisë duke theksuar në ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Sirisë dhe unitetin e ushtrisë së këtij vendi.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se pikat e planit të paraqitur nga ana e kurdëve të Sirisë përfshinë çështje të ndryshme si arsimin, përdorimin e gjuhës, mbrojtjen e vendit, integrimin e vërtetë në Siri nën flamurin e unifikuar të këtij vendi.

Sipas njërës prej pikave të këtij plani të propozuar, forcat e sigurisë së brendshme në rajonet e administratës autonome duhet të veprojnë në bazë të këshillave lokal që të mos ketë kontradiktë me Kushtetutën e Sirisë. Administrata autonome demokrate e kurdëve të Sirisë gjithashtu ka deklaruar se gjatë negociatave që do të zhvillohen me qeverinë e Sirisë, do të bisedohet më gjerësisht në lidhje me pikat e këtij plani.

 

Tags