Ushtarët amerikanë pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për popullin sirian
Ushtarët amerikanë së bashku me Forcat Demokratike të Sirisë, kanë penguar dërgimin e ndihmave humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe për banorët e zonës Haxhin në periferi të Deirul Zur.
Mohamed Zijab, koordinator për media i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe ka thënë se ushtarët amerikane bashkë me forcat demokratike të Sirisë kanë penguar kalimin e karvanit me ndihma humanitare për banorët e rajonit Haxhin. Ky zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe tha: Veprimi i trupave amerikane ka treguar edhe një herë se ata nuk kujdesen për jetën e civilëve dhe vazhdimisht kanë marrë jetën e mijëra civilëve sirianë duke kryer krime. Më 31 janar forcat ushtarake amerikane dhe forcat demokratike të Sirisë penguan dërgimin e ndihmave humanitare nga qeveria dhe Gjysmëhëna e kuqe e Sirisë për banorët e Haxhin.