Qeveria e Damaskut e gatshme për mbështetjen e kurdëve në veri të Sirisë
(last modified Wed, 20 Feb 2019 12:10:47 GMT )
Shkurt 20, 2019 13:10 Europe/Tirane
  • Qeveria e Damaskut e gatshme për mbështetjen e kurdëve në veri të Sirisë

Këshilltarja politike dhe e mediave e presidentit të Sirisë ka deklaruar gatishmërinë e qeverisë së këtij vendi për bashkëpunim me kurdët në veri të Sirisë.

Buthejna Sha'ban, Këshilltarja politike dhe e mediave e presidentit të Sirisë, në një intervistë me "Interfax", deklaroi se kurdët e pjesës veriore të Sirisë janë pjesë e popullit të Sirisë dhe pavarësisht se Amerika dhe disa shtete aleate të saj kanë krijuar dy lloj grupe në Siri, mirëpo qeveria qendrore e këtij vendi e konsideron detyrë të saj që të mbështesë të gjithë sirianët pa kurrfarë përjashtimi.

Edhe më parë edhe Badran Zhijakurd, anëtar i lartë i Partisë Unioni Demokratik i Sirisë, ka deklaruar: "Kurdët e Sirisë pa marrë parasysh largimin apo qëndrimin e forcave ushtarake amerikane në Siri, janë të vendosur të arrijnë marrëveshje me qeverinë e këtij vendi".  

Ndërkohë njësitë e mbrojtjes popullore të kurdëve të Sirisë (YPG) që vepron si degë e partisë Unioni Demokratik i Sirisë, më parë kanë kërkuar nga qeveria e Sirisë që të marrin nën kontroll qytetin Manbixh dhe të mbrojnë kurdët përball kërcënimeve të Turqisë.

 

Tags