Kreu u Tahrir Al Sham operohet në Turqi pas sulmeve me bombë në Idlib
(last modified Wed, 20 Feb 2019 18:52:28 GMT )
Shkurt 20, 2019 19:52 Europe/Tirane
  • Kreu u Tahrir Al Sham operohet në Turqi pas sulmeve me bombë në Idlib

Kryekomandanti i grupit terrorist takfirist Tahrir Al Sham njoftohet se është transportuar në Turqi dhe i është nënshtruar një operacioni atje, pasi u plagos rëndë në një sulm me bombë të dyfishtë në qytetin veriperëndimor të Sirisë Idlib.

Sipas një raporti të publikuar nga shërbimi në gjuhën turke i agjencisë së lajmeve Sputnik të Rusisë, Ahmed Husein al-Shar'a, i njohur me nofkën Abu Mohammad al-Xhulani, u godit në kokë pas një sulmi të dyfisht me bombë të hënën. Ai më pas u transportua në një spital në qytetin jugor turk Antakias.  Ky lajm u citua më vonë edhe në mediat e Turqisë, duke përfshirë gazetën ditore Cumhuriyet, gazetën Aydinlik të Partisë Patriotike, gazetën e përditshme Memleket, gazetën Haber, portalin e lajmeve Sol dhe gazetën online të gjuhës turke Diken. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 15 njerëz, duke përfshirë katër fëmijë, humbën jetën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën nga ky sulm në  Idlib.

 

 

Tags