Greva e të burgosurve palestinezë hyjnë në ditën e pestë
Zëdhënësi i komitetit për çështje të të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist ka bërë të ditur vazhdimin e grevës së urisë së dhjetëra të burgosurve palestinezë për të pestën ditë me radhë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hasan Abdorabeh, zëdhënësi i komitetit të të burgosurve palestinezë, deklaroi: “Autoritetet izraelite në negociatat e ditës së kaluar (të enjten) që janë zhvilluar mes autoriteteve të burgjeve dhe të burgosurve palestinezë, nuk kanë pranuar kërkesat e të burgosurve palestinezë, prandaj greva e urisë së të burgosurve palestinezë po vazhdon”. Të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist pesë ditë më parë kanë filluar grevën e urisë në shenjë të protestës kundër veprimeve të dhunshme të autoriteteve të burgjeve të regjimit sionist. Të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist gjithashtu kërkojnë heqjen e aparateve parazitë në qelitë e të burgosurve, lejimin e takimeve me familjarët si dhe anulimin e ndëshkimeve kolektive.