Bashar Asad takohet me Përfaqësuesin Special të Presidentit të Rusisë në Damask
(last modified Fri, 19 Apr 2019 19:04:32 GMT )
Prill 19, 2019 21:04 Europe/Tirane
  • Bashar Asad takohet me Përfaqësuesin Special të Presidentit të Rusisë në Damask

Presidenti sirian bëri thirrje për përpjekje për të eleminuar grupet terroriste në vend.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë të premten në takim me Aleksandër Lavrentiev, Përfaqësues Special i Presidentit të Rusisë në Siri dhe me Sergei Virshinin, zv/ministër i jashtëm i Rusisë, ka folur për nevojën e përpjekjeve për të eliminuar terroristët e mbetur në Siri të cilët paraqesin rrezik për civilët në këtë vend. Lavrentiev në këtë takim shprehu gjithashtu shpresën për suksesin e bisedimeve të Astansa mbi çrrënjosjen e terrorizmit, avancimin e procesit politik të komitetit kushtetues dhe identifikimin e fatit të të zhdukurve, duke thënë se kthimi i refugjatëve sirianë dhe rindërtimi i zonave të shkatërruara duhet të jenë prioritet.

 

Tags