Shefja e diplomacisë Evropiane takohet me ministrin e jashtëm të Kuvajtit
(last modified Sun, 14 Jul 2019 14:34:56 GMT )
Korrik 14, 2019 16:34 Europe/Tirane
  • Shefja e diplomacisë Evropiane takohet me ministrin e jashtëm të Kuvajtit

Shefja e diplomacisë evropiane dhe ministri i punëve të jashtme të Kuvajtit gjatë një takimi, kanë diskutuar çështjet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane e cila në krye të një delegacioni po qëndron për një vizitë në Kuvajt, në takim me Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah, zv/kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kuvajtit, ka vlerësuar pozitivisht rolin e qeverisë së Kuvajtit në forcimin e paqes dhe të sigurisë dhe në zgjidhjen e krizave të rajonit.

Ministri i punëve të jashtme të Kuvajtit në këtë takim vuri në dukje rolin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe në botë dhe deklaroi: "Hapja e zyrës së BE  në Kuvajt është rezultat natyral i zhvillimit të vazhdueshëm dhe pozitiv në procesin e bashkëpunimit bilateral".

Federica Mogherini të shtunën gjithashtu ka vizituar Irakun dhe është takuar me autoritetet e larta irakiane.

Tags