Komiteti për të Drejtat e Njeriut pohon rolin e “Helmetave të Bardha” në krimin e filmave fals për sulme kimike
(last modified Fri, 13 Sep 2019 13:22:32 GMT )
Shtator 13, 2019 15:22 Europe/Tirane
  • Komiteti për të Drejtat e Njeriut pohon rolin e “Helmetave të Bardha” në krimin e filmave fals për sulme kimike

Komiseri i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Lindjen e Mesme ka deklaruar se ushtria e Sirisë në Ghutan Lindore dhe në Khan Al-Asal nuk ka përdorur armë kimike dhe filmat që janë publikuar në lidhje me këtë çështje, kanë qenë të krijuar fals nga “Helmetat e Bardha”.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hejtham Abu Sa’id, komiseri i Komitetit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Lindjen e Mesme, e ka përshkruar situatën në Siri si shumë të komplikuar.

Hejtham Abu Sa’id në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, ka deklaruar se situata në Siri mund të krahasohet vetëm me situatën në Libi.  

Abu Sa’id duke thënë se që nga fillimi i trazirave në Siri më 15 mars të vitit 2011, ky vend është përballur me një “komplot sekret të fshehur”, shtoi: “Ky komplot është hartuar me një precizitet shumë të lartë për Sirisë dhe ne e kemi vëzhguar atë që nga fillimi”.

Ky funksionar për të drejtat e njeriut ka thënë: “Në ligjet ndërkombëtare, kur një vend vendoset përball veprimeve destruktive që prishin sigurinë, ka të drejt që në masa të caktuara të përdorë forcën për t’i neutralizuar komplotet e tilla dhe për ta vendosur sigurinë dhe stabilitetin. Në kohën kur Siria u përball me atë komplot të madh, situata është zhvilluar në atë mënyrë dhe mori një proces i cili nuk ka qenë i drejtë nga asnjëra palë e përfshirë në këtë konflikt”.

Hejtham Abu Sa’id beson se me grupet terroriste dhe të armatosura nuk mund të vendoset kurrfarë kontakti dhe shtoi “Në realitet këto grupe më shumë janë grupe takfiriste të cilat nuk veprojnë ashtu siç pretendojnë nëpër media. Grupet terroriste pretendojnë se po mundohen të rikthejnë të drejtat për popullin e Sirisë, mirëpo të drejtat duhet t’i marrin ata që u takojnë ato të drejta dhe jo grupe të panjohura të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin dhe shoqërinë e Sirisë”.

Hejtham në vazhdim ka folur edhe në lidhje me qëndrimin e OKB ndaj krizës në Siri ku deklaroi: “Deklaratat që janë publikuar në lidhje me këtë krizë, nëpërmjet këtyre deklaratave ne kemi zhvlerësuar akuzat të cilat janë paraqitur kundër ushtrisë së Sirisë duke përfshirë edhe përdorimin e armëve kimike, çështje kjo që u bosht i konflikteve politike. Në raportin e parë të cilin e ka publikuar Komiteti Ndërkombëtar Hetimor për zbulimin e lëndëve kimike në Siri, thuhet se Siria nuk posedon lëndë kimike dhe të gjitha rezervat e veta kimike ia ka dorëzuar ushtrisë së Amerikës dhe koalicionit ndërkombëtar. Pas këtyre hetimeve, kemi shkuar edhe një herë tjetër në Siri dhe kemi parë që një pjesë e këtyre rezervave të lëndëve kimike përsëri janë kthyer në Siri dhe u janë dorëzuar disa grupeve të cilat janë vëzhguar në atë kohë dhe vepronin në emër të grupeve humanitare. Ata ishin “Helmetat e Bardha”.

Hejtham Abu Sa’id thekson: “Helmetat e Bardha kanë luajtur një rol negativ në Siri. Ata falsifikonin të vërtetë, lajmet dhe filmat që publikoheshin në lidhje me Sirinë. Ne kemi zbuluar këtë çështje dhe e kemi raportuar atë në institucionet ndërkombëtare, mirëpo menjëherë kanë ushtruar presion mbi ne që të ndërpremë raportimin e kësaj, çështje por ne përsëri kemi vazhduar.  Kur e kuptuam se Siria nuk ka përdorur armë kimike në Ghutan Lindore dhe Khan Al-Asal dhe filmat që janë publikuar, janë krijuar fals nga ana e “Helmetave të Bardha”, kemi vërejtur se qëndrimi zyrtar i Anglisë ka theksuar se “Helmetat e Bardha” i kanë krijuar këta filma”.

Vlen të theksohet se “Helmetat e Bardha” përbëjnë një grup terrorist i cili që nga viti 2013 ka luajtur rol të gjerë në Siri në mbështetje ndaj terroristëve. Ky grup i cili financohej nga Anglia dhe Amerika, pretendonte se po ndihmonte civilët në Siri.

 

Tags