Më shumë se 17 milion pelegrinë morën pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit(as)
(last modified Mon, 21 Oct 2019 08:00:29 GMT )
Tetor 21, 2019 10:00 Europe/Tirane
  • Më shumë se 17 milion pelegrinë morën pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit(as)

Prefektura e Qerbelasë njoftoi se numri i pelegrinëve që sivjet morën pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit(as) ka kaluar numrin e 17 milion njerëzve.

Nasif Khetabi, prefekti i zonës Qerbela në Irak, në një konferencë për shtyp njoftoi se numri i pelegrinëve në krahasim me vitin e kaluar është shtuar dhe se gjatë ceremonisë janë realizuar me sukses të gjitha planet e shërbimit si transporti dhe shëndetësia për pelegrinët e imam Huseinit(as). Më 20 Sefer i vitit 1441 hixhri kameri, që përkoi me 19 tetorin 2019, ishte Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, në shkretëtirën e Qerbelasë në Irak. 17 milionë pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, në këtë ditë shkuan në qytetin Qerbela në Irakun jugor për të marrë pjesë në ceremonitë e Arbainit Huseinian. Me këtë rast me miliona njerëz myslimanë dhe jomyslimanë nga anë e mbanë bota, disa ditë para ditës së Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) shkuan në Irak dhe kaluan në këmbë rrugën 80 kilometra nga qyteti Naxhaf deri në Qerbela. Pelegrinët, përfshirë një numër rekord iranianësh, u mblodhën në qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak për të përkujtuar Arbainin, ditën e 40-të pas martirizimit të Imam Huseinit, Imami i tretë e myslimanëve shi'itë të botës. Në mesin e pelegrinëve, të cilët sivjet u numëruan 17 milion nga e gjithë bota çdo vit, shumë mbërritën në Qerbela pasi udhëtuan rreth 80 kilometra në këmbë nga qyteti i shenjtë i Naxhafit në një gjest simbolik për të nderuar kujtimin e Imam Huseinit (as).

Tags