Sadr kërkon t’i jepet fund dhunës në Naxhaf dhe Qerbela
(last modified Sun, 01 Dec 2019 08:37:04 GMT )
Dhjetor 01, 2019 09:37 Europe/Tirane
  • Sadr kërkon t’i jepet fund dhunës në Naxhaf dhe Qerbela

Lideri i lëvizjes Sadr në Irak, ka kërkua të evitohen protestat e dhunshme në Naxhaf dhe QErbela.

Muktada Sadr, lideri i lëvizjes Sadr në Irak, me anë të një deklarate e ka quajtur të domosdoshëm evitimin e organizimit të protestave të dhunshme në Naxhaf dhe në Qerbela sidomos pas dorëheqjes së qeverisë. Deklarata e Muktada Sadr, publikohet në kohën Adel Abdul’mehdi ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit në parlamentin irakian. Zëdhënësi i qeverisë së Irakut ka njoftuar lëshimin e urdhrit për arrestimin e disa ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të Irakut me akuzë të korrupsionit. Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Sa'd Al-Hadithi, zëdhënësi i qeverisë së Irakut, duke deklaruar këtë lajm, tha se gjykata speciale për krime të korrupsionit në koordinim me autoritetet gjyqësore dhe ekzekutive, ka lëshuar urdhrin për të gjitha organet përkatëse për thirrjen, arrestimin dhe konfiskimin e pasurive të atyre të cilët akuzohen për korrupsion. Al-Hadithi shtoi: "Puna po vazhdon në këtë drejtim dhe urdhrat e tjerë do të lëshohen në ditët e ardhshme". Kjo është në kohën kur Adel Abdul’mehdi, kryeministri i Irakut, ka deklaruar se në bazë të kushteve ekzistuese dhe për të parandaluar vazhdimin e dhunës, kërkojmë nga Parlamenti që të marrë vendim për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Tags