Revanshi i Putinit ndaj Turqisë
(last modified Wed, 25 Dec 2019 19:14:59 GMT )
Dhjetor 25, 2019 20:14 Europe/Tirane
  • Revanshi i Putinit ndaj Turqisë

Pas sistemeve anti-ajrore ruse, tashmë raketat balistike ruse kanë rënë në duart e gjeneralit Haftar. Duket se Rusia po ia shtrëngon vidat Turqisë për ta detyruar atë të përkulet në Idlib.

Një raport i fundit njofton evakuimin e terroristëve pro-Ankarasë nga Idlibi për në Libi, ku ata po përgatiten të luftojnë kundër forcave të Haftarit. Ndërsa spekulimet rreth sulmit të forcave besnike të Marshall Haftarit kundër Tripolit po bëhen gjithnjë e më të forta, një ekspert ushtarak zbulon arritjen e raketave balistike ruse Scud-B në fushat e betejës në jug të kryeqytetit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë (GNA). Një ekspert ushtarak njoftoi se raketat balistike tashmë kanë hyrë në frontin e luftës në jug të kryeqytetit të Libisë, Tripoli. Ky ekspert në një intervistë me qendrën informative Al-Wasat, tha: "Ushtria kombëtare Libiane, nën komandën e Marshall Khalifa Haftar, ka dislokuar raketa balistike me rreze të shkurtër të tipit "Scud-B "në fushat e betejave në jug të Tripolit." Turqia kishte paralajmëruar dje se në rast se forcat e Haftarit nuk ndalojnë planin e sulmit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Fajez al-Sarraxh, në Tripoli, Turqia do të dërgojë mbështetjen e saj logjistike kundër ofensivës së Marshall Haftar. Ndërkohë, një korrespodent i televizionit Al-Mayadeen në Siri, tha të mërkurën se Turqia kishte kërkuar nga grupet e armatosura në Siri që të bënin listën e elementëve të tyre të armatosur në dispozicion të Ankarasë për tu transferuar në Libi. Grupi i parë do të përfshijë 60 burra të armatosur, të lidhur me grupe të ndryshme terroriste aktive në Siri, të cilët do të transportohen për në Turqi për t'u dërguar më pas në Libi.

 

Tags