Kryeministri i Irakut thekson zbatimin e rezolutës për largimin forcave ushtarake amerikane nga Iraku
(last modified Fri, 10 Jan 2020 15:38:10 GMT )
Janar 10, 2020 16:38 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut thekson zbatimin e rezolutës për largimin forcave ushtarake amerikane nga Iraku

Kryeministri i Irakut ka kërkuar nga sekretari amerikan i shtetit të prezantojë një përfaqësues për zbatimin e mekanizmit të ligjit të Parlamentit të Irakut për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Iraku.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, ditën e premte në një bisedë telefonike me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, ka kundërshtuar çfarëdo lloj veprimi dhe operacioni që shkel sovranitetin kombëtar të këtij vendi.

Adel Abdulmahdi gjithashtu sot në takim me Martin hart, ambasadorin e BE në Irak, tha se qeveria dhe Parlamenti i Irakut këmbëngul në nevojën e largimit të forcave ushtarake të huaja dhe ndikimin pozitiv të këtij veprimi mbi sigurinë dhe sovranitetin kombëtar të Irakut dhe shtoi: “Bagdadi gjithnjë bënë përpjekje për vendosjen e qetësisë dhe të ketë marrëdhënie sa më të mira me të gjitha vendet e botës”.

 

Tags