Qeveria e dorëhequr e Jemenit pohon dështimin e akordit të Riadit
(last modified Tue, 11 Feb 2020 07:02:13 GMT )
Shkurt 11, 2020 08:02 Europe/Tirane
  • Qeveria e dorëhequr e Jemenit pohon dështimin e akordit të Riadit

Raxhe Badi zëdhënësi i qeverisë së dorëhequr të Jemenit, ka pohuar dështimin e akordit të Riadit.

Akordi i Riadit u arrit në nëntor të vitit 2019 mes qeverisë së shpëtimit kombëtar dhe qeverisë së dorëhequr të Jemenit me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite. Një prej pikave më të rëndësishme të këtij akordi ishte krijimi i qeverisë së re në jug të Jemenit. Në fakt sipas këtij akordi ishte parashikuar kthimi i qeverisë së Mansur Hadit në qytetin Aden dhe krijimi i qeverisë së re brenda një muaji. Mirëpo qeveria e dorëhequr e Mansur Hadit, një javë pas nënshkrimit të akordit nuk u kthye në qytetin Aden dhe 2 javë pas nënshkrimit vetëm disa ministra u futën në këtë qytet. Agjencia Anatoli një ditë më parë ka njoftuar se Main Abdul’malek kryeministër i dorëhequr i Jemenit së bashku me 5 ministra të financave, energjisë, arsimit, çështjeve fetare dhe telekomunikacionit, janë larguar nga Riadi dhe kanë shkuar në qytetin Aden. Ndërkohë autoritetet e Këshillit të Tranzicionit në jug të Jemenit, zbatimin e pikës së akordit të Riadit për kthimin e qeverisë e kanë justifikuar me kthimin e kryeministrit dhe disa ministrave të tij. kjo tregon se një prej pikave të akordit që flet për krijimin e qeverisë brenda një muaji, është diçka e parealizueshme sepse aktualisht përflitet për ndarjen e posteve ministrore dhe për prezantimin e kryeministrit të ri. Një tjetër pikë e akordit të Riadit është bashkimi i forcave ushtarake të këshillit të tranzicionit mes tyre forcat e njohura me emrin Hezam Amani me forcat e ministrisë së mbrojtjes të qeverisë së dorëhequr të Jemenit. Kjo pikë ka rëndësi për faktin se ajo synon tu japë fund përleshjeve brenda koalicionit në jug të Jemenit, por megjithëse kanë kaluar 2 javë nga nënshkrimi i këtij akordi jo vetëm që nuk vihen re shenja të bashkimit të forcave por përleshjet dhe konfliktet janë shtuar edhe më shumë. Kjo tregon se qeveria e dorëhequr e Mansur Hadit nuk është një qeveri unike dhe pikërisht kjo është një prej arsyeve të dështimit të akordit të Riadit. Duke pasur parasysh këtë situatë mund të thuhet se akordi i Riadit nuk ka shanse të shumta që të zbatohet. Pa marrë parasysh mosmarrëveshjet mbi pikat e akordit të Riadit, Emiratet e Bashkuara Arabe që mbështesin këshillin e tranzicionit në jug të Jemenit dhe Arabia Saudite që mbështet qeverinë e dorëhequr të Jemenit, nuk kanë vullnetin e duhur për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe për të zbatuar akordin e Riadit. Edhe pse Riadi dhe Abu Dhabi janë dy anëtarët kryesorë të koalicionit saudit në luftën kundër Jemenit, rivaliteti i gjerë me tyre janë bërë shkak për dështimin e parakohshëm të akordit të Riadit.

Tags