Fitore e re e Asadit: Autostrada Alepo-Damask tani kontrollohet nga ushtria siriane
(last modified Tue, 11 Feb 2020 19:32:49 GMT )
Shkurt 11, 2020 20:32 Europe/Tirane
  • Fitore e re e Asadit: Autostrada Alepo-Damask tani kontrollohet nga ushtria siriane

Njësitë e ushtrisë siriane vazhdojnë të çlirojnë provincën Idlib.

Ato arritën këtë të martë të zmbrapsnin një inkursion të dhunshëm nga terroristët e Frontit al-Nosra dhe Axhnad al-Kavkaz (ushtarët kaukazian) në aksin e fshatit al-Najrab në veri-perëndim të qytetit  Sarakib. Sputnik duke cituar një burim në terren raporton se forcat siriane kanë transferuar një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake në frontet luftarake me terroristë të armatosur dhe të financuar nga turqit. Luftime të rënda shpërthyen, por në fund të fundit, ushtria siriane ishte në gjendje të sigurojë të gjitha zonat në perëndim të al-Najrab. Sipas një burimi tjetër, ushtria siriane hyri në qytetin Khan al-Assal, në veriperëndim të autostradës që lidhte Alepon me Damaskun. Luftimet intensive po vazhdojnë në këtë rajon. Më në fund, ushtria siriane mori kontrollin e autostradës kryesore Alepo-Damask të martën për herë të parë që nga viti 2012, konfirmoi të martën "Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut" i afërt me opozitën siriane.

 

Tags