Turqia dërgon mbi 4500 militantë takfiristë nga Siria në Libi
(last modified Sat, 07 Mar 2020 16:07:34 GMT )
Mars 07, 2020 17:07 Europe/Tirane
  • Turqia dërgon mbi 4500 militantë takfiristë nga Siria në Libi

I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se Turqia deri më tani ka dërguar më shumë se 4500 militantë takfiristë nga Siria në Libi, pasi parlamenti turk miratoi një projekt-ligj në fillim të këtij viti që do t'i lejojë qeverisë të vendosë forcat në Libi për të ndërhyrë në luftën e brendshme në këtë vend.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, duke përmendur burime të informuara që kërkuan anonimitet, raportoi të Shtunën se numri i militantëve të mbështetur nga turqit, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin libian Tripoli deri tani, është rreth 4,750. Observatori shtoi se rreth 1.900 militantë takfiristë aktualisht po marrin trajnim ushtarak në Turqi në mënyrë që të dërgohen në Libi. Burimet theksuan më tej se Turqia po rekruton ekstremistë të rinj në qytetin me shumicë kurde Afrin dhe zonat e tjera të kontrolluara nga Turqia në Sirinë veriore, duke theksuar se ata janë anëtarë të Divizionit Mu'tasim, Sulltan Murad, Brigada e Fajkojve Verior, al –Hamzat, dhe të grupeve militante të Brigadës Sham, Sulejman Shah dhe Samarkand. Ata nënvizuan se 117 militantë sirianë, të cilët u bashkuan në radhët e operacioneve ushtarake të Turqisë në Libi, janë vrarë atje.

 

Tags