MBS po rrëshket në humnerë
(last modified Sat, 18 Apr 2020 19:44:44 GMT )
Prill 18, 2020 21:44 Europe/Tirane
  • MBS po rrëshket në humnerë

Është e pabesueshme, sipas The Economist, që Arabia Saudite mund të tregojë guxim dhe madhështi. Në pesë vjet luftë shkatërruese, ky vend ka shkatërruar të gjithë infrastrukturën e Jemenit dhe ka vrarë mbi njëqind mijë civilë.

Më 8 prill, koalicioni agresor saudit njoftoi se do të shpallte një armëpushim dy-javor në Jemen duke pretenduar të lehtësojë vuajtjet e popullit jemenas në kontekstin e përhapjes së koronavirusit. Dy ditë pasi Arabia Saudite shpalli armëpushim, të cilin menjëherë e shkeli, Jemeni, vendi më i varfër në rajon, njoftoi rastin e parë të koronavirusit. Disa thonë se Arabia Saudite është përgjegjëse sepse ndër vite ka bombarduar qëllimisht spitalet, shtëpitë dhe shkollat. Arsyet kryesore pse Arabia Saudite njoftoi këtë armëpushim është, sipas The Economist, ndryshimi i ekuacioneve të luftës dhe humbja e kartave fituese të Riadit. Megjithë sulmet e tyre të përsëritura ajrore, sauditët nuk ishin në gjendje ta mposhtnin Ansarallahun dhe ta dëbonin nga selia e tij në Sanaa. Emiratet e Bashkuara Arabe, aleati kryesor i Arabisë Saudite, vitin e kaluar filloi të zvogëlojë pjesëmarrjen e tij në luftën në Jemen. Pas kësaj, Arabia Saudite ndërpreu sulmet e saj ajrore me rreth 90% në krahasim me vitin 2015. Në muajt e fundit, sauditët kanë hyrë në bisedime sekrete me Ansarallah. Pasi përpjekjet e saj për të rikthyer presidentin e dorëhequr jemenas Abd Rabbu Mansour Hadi në Sanaa kanë qenë të pafrytshme, Arabia Saudite tani ka vendosur të reduktojë sulmet e saj raketore kundër Jemenit. Analisti jemenas Abdul Ghani al-Aryani beson se sauditët dëshirojnë të dalin nga lufta dhe koronavirusi është një justifikim i mirë. "Ndërhyrja ushtarake saudite në Jemen filloi si një projekt arrogant i princit të kurorës saudite, Muhamed Ben Salman, por luftëtarët e Ansarallahut kanë rezistuar dhe aktualisht princi i kurorës po rrëshket në humnerë", raporton gazeta The Economist.

 

Tags