E vërteta e dhuratës së Amerikës për kryeministrin e Irakut
(last modified Fri, 08 May 2020 05:15:38 GMT )
May 08, 2020 07:15 Europe/Tirane
  • E vërteta e dhuratës së Amerikës për kryeministrin e Irakut

Pasi Mustafa Kazemi, mori shumicën e votave dhe u zgjodh kryeministri i ri i Irakut, Ameirka megjithëse e ka uruar atë ka deklaruar se Uashingtoni përjashton Irakun nga sanksionet edhe për 120 për importin e gazit dhe të energjisë nga Irani.

Ndër paradokset e historisë është se Amerika në fillim privon të tjerë nga e drejta e tyre natyrore dhe më pas duke e hapur rubinetin pika pika, mundohet ta paraqesë veten si popullore duke u treguar të tjerëve se veprimet e saj anti-njerëzore i mbulon me të tilla veprime gjoja në mbështetje të të drejtave të njeriut. Përreth 1 viti e gjysmë Amerika shtyn pezullimin e sanksioneve ndaj Irakut për afat 90-120 ditë. Para një muaji Amerika këtë afat e kishte shtyrë për 1 muaj me qëllim që vendimi tjetër të merrej menjëherë pas krijimit të qeverisë së re të Irakut. Me shpalljen e qeverisë së re të Irakut ditën e enjte, afati i pezullimit apo thënë ndryshe e përjashtimit të Irakut nga sanksionet amerikane për shkak të blerjes se gazit dhe energjisë elektrike nga Irani, është shtyrë edhe për 4 muaj të tjerë dhe kjo do të thotë se populli irakian deri në fund të përfundim të stinës së verës do të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo “ zemërgjerësi” e Amerikës. Kjo e ashtuquajtura zemërgjerësi e Amerikës bëhet në kohën kur ajo gjatë sulmeve dhe pushtimit të Irakut ka shkatërruar të gjithë infrastrukturën e këtij vendi dhe për 16 vjet që ka qëndruar në këtë vend nuk ka lejuar rindërtimin e kësaj infrastrukture. Edhe pse Amerika e ka zakon që shpenzimet e miqësisë dhe afrimit të saj me të tjerë dhe plotësimin e interesave të saj të paguhen nga një palë e tretë, mirëpo në lidhje me Irakun është fakt se Amerika në thelb nuk mund të ndërpresë lidhjet mes Iranit dhe Irakut dhe për këtë qeveria e presidenti Trump nga njëra anë mundohet të administrojë irritimin e popullit irakian kundrejt Amerikës dhe nga ana tjetër të parandalojë dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.

Tags