Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë marrin nën kontroll plotësisht kryeqytetin
Qeveria e pajtimit Kombëtar të Libisë që mbështetët nga Turqia dhe Katari ditën e enjte ka deklaruar se forcat e saj pas luftimeve të ashpra, kanë arritur të dëbojnë nga kryeqyteti i Libisë forcat militante të gjeneral Khalifa Haftar të mbështetur nga Arabia Saudite dhe Rusia dhe kanë marrë plotësisht nën kontroll kryeqytetin e Libisë.
Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë ka deklaruar se forcat e ushtrisë së kësaj qeverie kanë arritur të marrin nën kontroll tërësisht Tripolin dhe kanë dëbuar forcat militante të gjeneral Haftar nga zonat e kryeqytetit.
Muhamed Ghanunu, zëdhënësi zyrtar i qeverisë së pajtimit kombëtare të Libisë, ka thënë: “Forcat tona kanë arritur të marrin nën kontrollin e vet zonat administrative të Tripolit të madh”.
Nga ana tjetër, Salah Al-Namrush, zv/ministri i mbrojtjes së qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë, ka thënë: “Forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar sot në mëngjes kanë vazhduar avancimin e vet dhe kanë dëbuar forcat militante të gjeneral Haftar nga Tripoli”.