Qytetarët sirianë protestojnë në mbështetje të Bashar Asad
Qershor 16, 2020 15:29 Europe/Tirane
Qytetarët e qytetit Tortus në jugperëndim të Sirisë kanë protestuar në mbështetje të Bashar Asad, presidentit të Sirisë.
Faqja informative “Al-Ahd” e Libanit njoftoi se qytetarët e qytetit Tortus ditën e martë duke mbajtur në dorë fotografitë e Bashar Asad dhe duke hedhur slogane anti-amerikane, kanë dënuar veprimet armiqësore të Uashingtonit kundër qeverisë dhe popullit të Sirisë.
Gjatë ditëve të kaluara gjithashtu janë organizuar protesta të gjera në provincat Hamah, Latakia dhe Daraa të Sirisë në mbështetje ndaj presidentit sirian Bashar Asad dhe forcave të rezistencës.