Ish-shefi i CIA-s: Atentati terrorist ndaj Fakhrizade, duhet të dënohet
(last modified Mon, 07 Dec 2020 13:29:56 GMT )
Dhjetor 07, 2020 14:29 Europe/Tirane
  • Ish-shefi i CIA-s: Atentati terrorist ndaj Fakhrizade, duhet të dënohet

John Brennan, ish-shefi i CIA-s, ka theksuar se atentati terrorist ndaj Mohsen Fakhrizade, shkencëtarit të energjisë atomike dhe industrisë së mbrojtjes së Iranit, duhet të dënohet.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se John Brennan ditën e diele në një intervistë me kanalin televiziv Fox News Sandy, theksoi se Republika Islamike e Iranit është një vend i pavarur dhe shtetet e tjera nuk kanë të drejtë të vrasin funksionarët e lartë të këtij vendi, prandaj atentati terrorist ndaj shkencëtarit iranian Fakhrizade duhet të dënohet.

John Brennan gjithashtu pas publikimit të lajmeve për atentatin terrorist ndaj shkencëtarit iranian Mohsen Fakhrizade, këtë veprim e ka cilësuar si veprim terrorist dhe kriminal.

Ai këtë veprim terrorist e konsideroi shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare dhe inkurajimin e shteteve për kryerjen e sulmeve vrasëse kundër funksionarëve të huaj.

Vlen të theksohet se disa terrorist të armatosur më 27 nëntor kanë sulmuar makinën që transportonte Mohsen Fakhrizade, shkencëtarin e shquar të energjisë atomike dhe të industrisë së mbrojtjes së Iranit i cili mbeti i vrarë gjatë këtij sulmi terrorist.

Tags