Policia greke godet protestuesit kundër vaksinimit të detyruar
(last modified Sun, 12 Sep 2021 06:04:48 GMT )
Shtator 12, 2021 08:04 Europe/Tirane
  • Policia greke godet protestuesit kundër vaksinimit të detyruar

Demonstratat e protestuesve kundër vaksinimit të detyruar në qytetin e dytë më të madh grek u kthyen në përleshje të dhunshme pas ndërhyrjes së  policisë.

Sipas Reuters, 15,000 qytetarë grekë u mblodhën të Shtunën në mbrëmje në Selanik për të protestuar kundër planit të qeverisë për të detyruar vaksinimin kundër virusit Covid 19. Forcat e sigurisë në qytetin e dytë më të madh të Greqisë u përleshën me protestuesit, duke shkaktuar trazira të dhunshme. Policia greke tha në një deklaratë se protestuesit nuk ndoqën udhëzimet shëndetësore në lidhje me distancimin shoqëror, përfshirë përdorimin e maskave shëndetësore. Sipas raportit, forcat e sigurisë përdorën gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Grekët po protestojnë kundër vaksinimit të detyruar ndërsa Greqia renditet ndër 47 vendet më të infektuara me Covid 19 me rreth 614 mijë të infektuar dhe më shumë se 14 mijë e 100 viktima për shkak të koronavirusit.

 

Tags