Shtypja e protestave anti-turke në Holandë rezulton me 6 persona të plagosur dhe 50 arrestime
(last modified Sat, 04 Dec 2021 13:44:20 GMT )
Dhjetor 04, 2021 14:44 Europe/Tirane
  • Shtypja e protestave anti-turke në Holandë rezulton me 6 persona të plagosur dhe 50 arrestime

Policia e Holandës ka deklaruar se si rezultat i sulmit të protestuesve kurdë kundër selisë së Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në qytetin e Hagës, janë plagosur të paktën 6 persona dhe janë arrestuar 50 protestues.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se autoritetet e Holandës ditën e shtunë (sot) kanë dhënë shpjegime në lidhje me sulmin e ditës së kaluar të protestuesve kundër Turqisë në selinë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Sipas raportit të autoriteteve të policisë së Holandës, protestuesit kurdë duke paraqitur këtë akuzë se Turqia gjatë sulmeve të saj në rajonet veriore të Irakut po përdor armë kimike dhe gazra helmues, janë mbledhur përpara Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë të Holandës dhe disa protestues kanë hyrë në ndërtesën e kësaj organizate duke kryer agresion.

Policia e Holandës ka thënë se forcat e policisë në Hagë kanë arritur të dëbojnë nga ndërtesa personat të cilët kishin sulmuar dhe hyrë me dhunë në selinë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Si rezultat i sulmit të protestuesve kundër selisë së Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike janë plagosur dy pjesëtarë të policisë dhe katër protestues.

Vlen të theksohet se gjatë javëve të fundit janë shtuar pretendimet se Turqia gjatë sulmeve të saj në rajonet veriore të Irakut ka përdorur armë kimike.  

Tags