Në Amerikën Veriore identifikohen edhe 20 raste të reja të lisë së majmunit
(last modified Fri, 27 May 2022 14:58:03 GMT )
May 27, 2022 16:58 Europe/Tirane
  • Në Amerikën Veriore identifikohen edhe 20 raste të reja të lisë së majmunit

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë konfirmuar identifikimin e 20 raste të reja të virusit lija e majmunit, ndërkohë që përhapja e këtij virusi vazhdon të rritet në mbarë botën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kanadaja ka identifikuar 10 raste të reja të lisë së majmunëve të enjten, ndërsa Amerika ka konfirmuar diagnostikimin e 9 rasteve të reja të këtij virusi në 7 shtetet e saj.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar deri më tani rreth 200 raste të infektuar me këtë virus që së fundmi është përhapur në mbarë botën.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Amerikë thonë se raste janë identifikuar në Massachusetts, Florida, Utah, Uashington, Kaliforni, Virxhinia dhe Nju Jork.
Agjencia Kanadeze e Shëndetit Publik njoftoi gjithashtu 10 raste të reja të lisë së majmunëve, duke e çuar në 26 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me këtë virus me origjinë nga Afrika.
Vetëm provinca Quebec në Kanada raportoi 25 raste, një rritje me nëntë raste që nga e mërkura.
Lija e majmunëve, e gjetur zakonisht në zonat e largëta të Afrikës qendrore dhe perëndimore, u pa për herë të parë te majmunët e mbyllur në kafaz në vitin 1958, dhe rasti i parë i njeriut u regjistrua një dekadë më vonë, në vitin 1970.

Tags