Organizata Botërore e Shëndetësisë: Lija e majmunëve nuk bëhet një epidemi globale
(last modified Tue, 31 May 2022 13:22:10 GMT )
May 31, 2022 15:22 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë: Lija e majmunëve nuk bëhet një epidemi globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke konfirmuar përhapjen e virusit që shkakton linë e majmunëve në disa vende të botës, deklaroi se kjo sëmundje nuk do të shndërrohet në një epidemi globale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën, duke iu referuar përhapjes së lisë së majmunëve përtej kufijve të Afrikës, deklaroi se për momentin nuk ka shqetësime për përhapjen e kësaj sëmundje dhe shndërrimin e saj në një epidemi tjetër globale.

Gati 400 raste të dyshuara dhe të konfirmuara janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në gati 22 vende të tjera që nga koha kur Britania raportoi për herë të parë një person të infektuar me linë majmunit (më 7 maj).

E shqetësuar për situatën e pazakontë, kjo organizatë botërore përsëriti të hënën se nuk kishte arsye për t'u frikësuar nga virusi, pasi virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe zakonisht nuk shkakton sëmundje të rënda.

Lija e majmunëve është një familje e lisë që vrau miliona njerëz në mbarë botën çdo vit përpara se të zhdukej në vitin 1980. Por sëmundja e lisë së majmunëve është më pak e rëndë dhe shumica e njerëzve shërohen brenda tre deri në katër javë.

Simptomat e hershme përfshijnë temperaturë të lartë, ënjtje të nyjave limfatike dhe flluska në lëkurë si lija e ujit.

Tags