Rastet e para të lisë së majmunit në Singapor dhe Korenë e Jugut
(last modified Thu, 23 Jun 2022 09:55:59 GMT )
Qershor 23, 2022 11:55 Europe/Tirane
  • Rastet e para të lisë së majmunit në Singapor dhe Korenë e Jugut

Singapori dhe Koreja e Jugut raportuan rastet e para të lisë së majmunit dhe sipas informacioneve të publikuara, virusi është përhapur edhe në Azi.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Singapor dhe Korenë e Jugut, rastet e lisë së majmunëve janë konfirmuar në të dy vendet.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Singaporit, një person i prekur nga lija e majmunit është rasti i parë i sëmundjes në Azinë Juglindore. Pacienti është një britanike 42-vjeçare dhe stjuardesë, e cila mbërriti në Singapor në mes të qershorit.  Pacienti, i cili rezultoi pozitiv në 20 qershor, aktualisht është në gjendje të qëndrueshme në Qendrën Kombëtare për Sëmundjet Infektive, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë e Singaporit. Deklarata shtoi se 13 persona të afërt me personin ishin identifikuar të martën dhe se të gjithë do të qëndrojnë në karantinë për 21 ditë nga kontakti i fundit me të.  Ministria e Shëndetësisë e Koresë së Jugut gjithashtu njoftoi identifikimin e dy rasteve të dyshuara të lisë së majmunit në vend. Sëmundja virale e lisë së majmunit po përhapet në mbarë botën.

Tags