Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron Evropën për shtimin e lisë së majmunëve
(last modified Sat, 02 Jul 2022 06:50:44 GMT )
Korrik 02, 2022 08:50 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron Evropën për shtimin e lisë së majmunëve

Meqenëse rastet e lisë së majmunëve në kontinentin evropian janë trefishuar që prej dy javësh, Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkoi Evropës të marrë masa të menjëhershme në këtë drejtim.

Në një deklaratë, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u kërkoi vendeve evropiane që "të rrisin përpjekjet e tyre në javët dhe muajt e ardhshëm për të parandaluar përhapjen e lisë së majmunëve në një zonë më të madhe gjeografike". Hans Kluge vuri në dukje se: Nëse duam të ndryshojmë situatën kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje, është i nevojshëm një veprim i menjëhershëm dhe i koordinuar në këtë drejtim. Sipas të dhënave të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, në laboratorët evropianë janë konfirmuar më shumë se 4500 persona të infektuar nga lija e majmunit, e cila është trefishuar në krahasim me muajin qershor. Evropa tani është bërë epiqendra e re e lisë së majmunëve. Deri më tani, 31 vende dhe rajone në Evropë kanë raportuar raste të kësaj sëmundjeje. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cilësuan shpërthimin e lisë së majmunëve si kërcënim për shëndetin dhe bënë të ditur se përhapja e kësaj sëmundjeje është shumë shqetësuese. Drejtori i rajonit evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha: Pavarësisht këtij vendimi, përhapja e shpejtë dhe natyra urgjente e kësaj ngjarjeje bëjnë që së shpejti komisioni i ekspertëve të shëndetësisë të rishqyrtojë qëndrimin e tij.

Tags