Organizata Botërore e Shëndetësisë, mban një takim urgjent për linë e majmunit
(last modified Thu, 07 Jul 2022 05:36:34 GMT )
Korrik 07, 2022 07:36 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë, mban një takim urgjent për linë e majmunit

Me shpalljen e më shumë se 6000 rasteve të lisë së majmunëve, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi organizimin e një takimi urgjent në lidhje me këtë sëmundje.

Sipas Reuters, Tedros Adhanom, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një konferencë virtuale për shtyp nga Gjeneva tha: "Ne do të mbajmë një takim në ose para 18 korrikut për të diskutuar shpalljen e një emergjence shëndetësore globale nga shpërthimi, sepse ne jemi të shqetësuar për përhapjen e sëmundjes." Virusi është përhapur në mbarë botën dhe mungesa e testimit për këtë sëmundje do të thotë se ka shumë raste të pa raportuara globalisht. Sipas tij, 80% e rasteve janë në Evropë. Gjermania regjistroi numrin më të madh të rasteve të lisë së majmunëve pas Anglisë. Shkalla e përhapjes së virusit të lisë së majmunëve ka nisur të rritet në Gjermani dhe deri më tani në këtë vend janë identifikuar 592 raste. Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga kontakti me njerëzit ose kafshët e infektuara si minjtë, lloje brejtësish dhe ketrat, si dhe kafshët e tjerë që janë në rrezik për këtë virus. Anglia renditet e para në përhapjen e këtij virusi me evidentimin e 793 rasteve.  Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 173 raste, Kanadaja 223, Brazili 11, Regjimi Sionist 13 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe 13 raste të infektimit me këtë virus.

Tags