OBSH-ja shpall alarmin më të lartë për linë e majmunëve
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën. Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Kishte pesë vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit, shtoi ai. Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin. Dr. Tedros tha se komiteti i urgjencës nuk ishte në gjendje të arrinte një konsensus nëse shpërthimi i lisë së majmunëve duhet të klasifikohej si një emergjencë shëndetësore globale. “Vlerësimi i OBSH-së është se rreziku i lisë së majmunëve është i moderuar globalisht dhe në të gjitha rajonet, me përjashtim të rajonit evropian, ku ne e vlerësojmë rrezikun si të lartë”, shtoi ai.