Tetor 24, 2022 11:29 Europe/Tirane
  • Tërheqja e Johnson nga gara për kryeministër britanik dhe fitorja e mundshme e Rishi Sonak

Pas tërheqjes së Johnson nga zgjedhjet për kryeministrin britanik, tani Rishi Sonak ka shansin më të mirë për të arritur këtë post.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Boris Johnson njoftoi se pavarësisht se kishte mbështetje të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet, ai e kuptoi se Partia Konservatore nuk është mjaftueshëm e bashkuar. Për këtë arsye ai u tërhoq nga gara. Me tërheqjen e Boris Johnson, ish-kryeministrit të Anglisë, nga gara elektorale për këtë post, tashmë duket se “Rishi Sonak” ka shanset më të mira për të fituar këto zgjedhje. Sipas raporteve të publikuara, Boris Johnson kishte mbështetjen e më pak se 60 ligjvënësve konservatorë që është më pak se gjysma e numrit që kishte Sonak. Shumë besojnë se pas fjalëve të Boris Johnson dhe tërheqjes së tij nga zgjedhjet, Rishi Sonak ka një shans më të mirë për t'u zgjedhur kryeministër. Çdo kandidat për kryeministër britanik duhet të jetë në gjendje të fitojë mbështetjen e të paktën 100 ligjvënësve.  Në zgjedhjet e mëparshme, Rishi Sonak humbi konkurrencën ndaj rivales së tij, Liz Truss, me një diferencë të vogël.

Tags