Dhjetor 18, 2022 17:01 Europe/Tirane
  • Rekord i paparë i zbulimit dhe konfiskimit të armëve në aeroportet e Amerikës

Drejtoria për sigurinë e transportit në Amerikës (TSA) ka njoftuar për regjistrimin e një rekordi të paparë të zbulimit dhe konfiskimit të armëve nga udhëtarët në aeroportet e këtij vendi dhe shumica e armëve të zbuluara dhe konfiskuara kanë qenë të mbushura me plumba.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta "New York Times" në një raport të saj ka bërë të ditur regjistrimin e një rekordi të paparë për zbulimin dhe konfiskimin e armëve në aeroportet e Amerikës dhe ka shkruar: "Gjatë këtij viti dhe deri në fillim të dhjetorit, janë zbuluar dhe konfiskuar 6.301 armë zjarri në vendin e kontrollimit të udhëtarëve në aeroporteve të Amerikës".

Sipas raportit të drejtorisë së transportit të Amerikës që vepron nën mbikëqyrjen e Departamentit për Siguri të Brendshme të Amerikës, mbi 88% këtij numri të armëve kanë qenë të mbushura dhe plumb në tyt.

Ky raport shton: "Pavarësisht gjobave të caktuara për bartjen e armëve të zjarrit në aeroportet e Amerikës, por megjithëkëtë numri i armëve të zbuluara dhe konfiskuara në vendin e kontrollit të udhëtarëve gjatë hipjes në avionë deri në fund të këtij viti, pritet të shkojë deri në 6.600 armë zjarri, shifër kjo që në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar rritje me 10%. Në vitin 2021 rekordi i regjistrimit të armëve të zbuluara dhe konfiskuara nga udhëtarët në aeroportet e Amerikës, ishte 5.972 armë zjarri".

Sipas këtij raporti, shkaku kryesor për regjistrimin e këtij rekordi të lartë, është rritja e numrit të udhëtimeve ajrore dhe shtimit të shitjes së armëve anë e mbanë të Amerikës.  Sipas raportit të autoriteteve të transportit në Amerikë, më 27 nëntor të këtij viti, aeroportet e SHBA-ve kanë shënuar rritje të udhëtimeve ajrore duke kapur shifrën 2.500.000 persona dhe kjo shifër është shifra më e lartë e udhëtimeve ajrore që nga koha e pandemisë Corona në SHBA.

 

Tags