Turqia: Presidenti Raisi në javët e ardhshme do të udhëtojë në Ankara
(last modified Wed, 04 Jan 2023 07:25:42 GMT )
Janar 04, 2023 08:25 Europe/Tirane
  • Turqia: Presidenti Raisi në javët e ardhshme do të udhëtojë në Ankara

Zëdhënësi i presidentit turk njoftoi të martën se në javët e ardhshme presidenti iranian do të vizitojë Ankaranë.

Sipas raportit të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Fars, “Ibrahim Kalin”, zëdhënësi i presidencës turke, ka bërë të ditur se “Sejed Ibrahim Raisi”, presidenti i Iranit, në javët e ardhshme do të vizitojë Ankaranë.  Në vazhdim të fjalës së tij, ai diskutoi për marrëdhëniet e Turqisë me Sirinë dhe tha:  “Turqia i ka shtrirë duart regjimit sirian dhe ne shpresojmë që ata të mos lejojnë që kjo dorë tu ikë nga duart”. Kalin përmendi takimin e fundit të zyrtarëve turq dhe sirianë në Moskë dhe tha:  Takimi i parë në Moskë ishte një hap i rëndësishëm dhe takime të tjera do të mbahen në nivele të ndryshme. Zëdhënësi i presidentit turk shtoi:  “Marrëdhëniet tona me opozitën siriane do të vazhdojnë dhe një nga çështjet e rëndësishme në takimet tona me Damaskun është që opozita të jetë pjesë e procesit politik në këtë vend”. Më 8 janar, Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë njoftoi se për herë të parë që nga fillimi i krizës siriane në 2011, ministrat e mbrojtjes të Rusisë, Turqisë dhe Sirisë dhe krerët e shërbimeve të inteligjencës siriane dhe turke në një atmosferë konstruktive u takuan në Moskë. Pas kthimit nga udhëtimi i tij në Moskë, ministri turk i Mbrojtjes Halusi Akar u tha gazetarëve se është e mundur që presidentët e Sirisë dhe Turqisë të takohen me njëri-tjetrin nëse kushtet do të të gatshme.

Tags