Janar 08, 2023 18:54 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Paris kundër rritjes së çmimeve dhe reformave të pensioneve

Mijëra njerëz marshuan në Paris për të protestuar ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për shkak të rritjes së çmimeve dhe reformave të pensioneve.

Sipas Anatoly, jelekët e verdhë dolën sërish në rrugët e Parisit për të protestuar kundër reformave të Macron në sistemin e pensioneve dhe ndaj inflacionit të lartë. Sipas planit të ri të qeverisë franceze, mosha e daljes në pension do të rritet nga 62 vjeç në 65 vjeç. Këto protesta u shndërruan në përleshje të dhunshme me ndërhyrjen e policisë franceze.Policia franceze sulmoi protestuesit dhe u përpoq t'i shpërndante ata me gaz lotsjellës dhe plumbat e gomës.Lëvizja e jelekëve të verdhë që filloi në Francë më 17 nëntor 2018 si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike është ende në vazhdim.Ndërkohë grevat e mjekëve janë kthyer së fundmi në një tjetër sfidë për Francën pasi mjekët profesionistë janë në grevën e dytë që ka nisur më 2 janar dhe ka vazhduar deri më sot.

 

Tags