Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë në Bruksel ndihmat që do dërgojnë në Ukrainë
(last modified Tue, 14 Feb 2023 18:46:02 GMT )
Shkurt 14, 2023 19:46 Europe/Tirane
  • Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë në Bruksel ndihmat që do dërgojnë në Ukrainë

Ministrat e mbrojtjes së NATO të mbledhur në Bruksel për një takim dy ditor bënë zotime për vazhdimin e furnizimit të Ukrainës me armë.

50 shtete që mbështesin Ukrainën të udhëhequr nga Amerika u shprehën se armët, municionet dhe raketat do vijojnë drejt Ukrainës, por kishte një vendim për avionët luftarakë. Ministri i mbrojtjes së Amerikës, Lloyd Austin u shpreh se një vit pas luftës aleatët janë më të bashkuar se kurrë. Ndërkohë, sekretari Jens Stoltenberg u shpreh se lufta po kërkon gjithmonë e më shumë furnizime dhe po vë nën presion aleatët. “Kjo është kthyer në një luftë rrënuese dhe rraskapitëse dhe për këtë arsye është gjithashtu një betejë logjistike. Kjo është një përpjekje e madhe nga aleatët për të qenë në gjendje të fusin municionin, karburantin, pjesët rezervë që nevojiten dhe duhet vlerësuar.” Dërgimi i municioneve në Ukrainë po kthehet në problem pasi konsumi nga ushtria ukrainase është i lartë. NATO po përpiqet që fabrikat e saj të nxjerrin më shumë dhe aleatët po shohin planet për blerje të përbashkëta armësh, shpenzime më të larta për mbrojtjen dhe kontrata afatgjata. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se Berlini kishte nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin Rheinmetall për të rifilluar prodhimin e municioneve për armët e mbrojtjes ajrore Gepard të dërguara në Ukrainë.

 

Tags