Turqia refuzon propozimin e SHBA-së për dorëzimin e sistemeve S-400 në Ukrainë
(last modified Sun, 07 May 2023 17:52:44 GMT )
May 07, 2023 19:52 Europe/Tirane
  • Turqia refuzon propozimin e SHBA-së për dorëzimin e sistemeve S-400 në Ukrainë

Ankaraja ka refuzuar propozimin e Uashingtonit për të dërguar në Ukrainë sistemin raketor të mbrojtjes ajrore S-400 të prodhuar nga Rusia.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i bëri komentet të dielën gjatë një interviste me gazetën Habertürk, duke vënë në dukje se propozimet e Uashingtonit ishin të papranueshme pasi synonin të cenonin sovranitetin turk. “Ata bënë propozime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sovranitetin tonë. Ku është pavarësia dhe sovraniteti ynë?” tha ai. “SHBA-të na kërkuan të dërgonim S-400 në Ukrainë dhe ne i thamë jo”, shtoi Cavusoglu. Kjo vjen pasi Pentagoni thuhet se ka pasur bisedime të gjata me Ankaranë për dërgimin e sistemeve S-400 në Kiev në këmbim të bashkimit të Turqisë në programin e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35 dhe heqjen e sanksioneve ndaj saj. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë tashmë se pretendimet se Turqia mund të furnizojë Ukrainën me sistemet e saj raketore S-400 në këmbim të heqjes së sanksioneve ndaj saj, janë një intrigë kundër Ankarasë për të nxitur probleme për Turqinë.

 

Tags