Bashkimi Afrikan kërkon fundin e konflikteve në Sudan
(last modified Tue, 09 May 2023 06:45:04 GMT )
May 09, 2023 08:45 Europe/Tirane
  • Bashkimi Afrikan kërkon fundin e konflikteve në Sudan

Bashkimi Afrikan njoftoi se fokusi kryesor i përpjekjeve të tij është përfundimi i konfliktit në Sudan.

Sipas IRNA, “Muhammad al-Hassan Ould Labat”, drejtor i Zyrës së Kreut të Komisionit të Bashkimit Afrikan, tha se fokusi i këtij bashkimi është ndalimi i konfliktit, hapja e vendkalimeve humanitare dhe kthimi i procesit politik në Sudan.   Duke theksuar se parakushti për zgjidhjen politike të krizës së Sudanit është ndalimi i vrasjeve në këtë vend, Labat shtoi: Dështimi për të arritur një zgjidhje serioze politike në Sudan mund të kërcënojë stabilitetin dhe paqen e të gjithë rajonit. Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit të Bashkimit Afrikan vuri në dukje se Bashkimi nuk do të kursejë përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit dhe dhunës në Sudan. Pavarësisht vendosjes së disa raundeve të armëpushimit në Sudan, konfliktet sporadike vazhdojnë. Konfliktet e armatosura mbi pushtetin në Sudan nisën mëngjesin e së shtunës, më 15 prill, midis forcave të ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë dhe deri më tani ndërmjetësimet ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhe për të sjellë palët në konflikt në tryezën e bisedimeve, nuk kanë qenë të frytshme.

Tags