May 21, 2023 08:48 Europe/Tirane
  • Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shpërngulën 36 mijë persona në verilindje të Italisë

Përmbytjet vdekjeprurëse dhe rrëshqitjet e dheut në Itali deri tani kanë zhvendosur më shumë se 36 mijë persona në verilindje të këtij vendi.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, autoritetet rajonale në verilindje të Italisë me shtimin e reshjeve gjatë së shtunës kanë zgjatur statusin e kuq në këto zona. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë deri tani 14 persona, ndërsa rrugët e qyteteve dhe fshatrave në rajonin Emilia-Romagna janë përmbytur. Në rajonin Emilia-Romagna në 36 orë ra shi sa për gjashtë muaj dhe përmbytja u përshkrua si më e keqja në një shekull.  Përmbytjet kanë shkaktuar më shumë se 305 rrëshqitje dheu dhe kanë dëmtuar ose mbyllur më shumë se 500 rrugë në rajon. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni të shtunën tha se do të largohet herët nga samiti i Grupit G7 në Japoni për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vendin e saj. Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë shkaktuar më shumë se 305 rrëshqitje dheu dhe kanë shkatërruar më shumë se 500 rrugë në provincën Ravenna. Autoritetet e kësaj krahine u kanë kërkuar banorëve të fshatrave që janë më të rrezikuar të largohen nga banesat e tyre. Kryebashkiaku i Bolonjës Matteo Lepore të shtunën tha se riparimi dhe rindërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës "do të marrë muaj dhe në disa zona ndoshta vite".

Tags