100 milionë njerëz në botë janë shpërngulur vitin e kaluar
(last modified Tue, 23 May 2023 15:41:44 GMT )
May 23, 2023 17:41 Europe/Tirane
  • 100 milionë njerëz në botë janë shpërngulur vitin e kaluar

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njoftoi zhvendosjen dhe shpërnguljen e 100 milionë njerëzve në botë nga vendbanimet e tyre gjatë vitit të kaluar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, të martën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për civilët në zonat e konfliktit të armatosur, deklaroi se vitin e kaluar (2022), 100 milionë njerëz për shkak të luftës, dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe persekutimeve, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

"Vitin e kaluar, më shumë se 117 milionë njerëz u përballën me urinë ekstreme, kryesisht për shkak të luftës dhe pasigurisë", - tha Antonio Guterres, duke theksuar se konfliktet e armatosura janë shkaku kryesor i pasigurisë ushqimore në mbarë botën.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se raporti i tij i vitit 2022 për mbrojtjen e civilëve në konfliktet e armatosura tregon se në të gjithë botën, lufta shkatërron jetë. Armët shpërthyese vazhdojnë të shkatërrojnë çdo gjë, dhe vitin e kaluar (2022), 94 për qind e viktimave të këtyre armëve ishin civilë në zona shumë të populluara.

Tags