Unioni Afrikan: Nuk pranojmë ndërhyrjen e huaj në Sudan
(last modified Wed, 31 May 2023 14:53:58 GMT )
May 31, 2023 16:53 Europe/Tirane
  • Unioni Afrikan: Nuk pranojmë ndërhyrjen e huaj në Sudan

Unioni i Afrikës theksoi se çdo ndërhyrje e huaj në punët e brendshme të Sudanit është e papranueshme.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Unioni Afrikan në një deklaratë theksoi se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Sudan dhe se luftimet kanë çuar në vrasje arbitrare dhe në shkatërrimin e infrastrukturës në këtë vend, dhe bëri thirrje që zgjedhjet të mbahen në Sudan për të vendosur demokracinë.

Unioni Afrikan në këtë deklaratë theksoi se konflikti aktual në Sudan midis ushtrisë dhe forcave të reagimit të shpejtë nuk ka asnjë justifikim dhe nëse vazhdon, nuk ka gjasa të arrihet një zgjidhje për krizën në këtë vend.

Burime mediatike, duke përfshirë edhe Al Jazeera, raportuan të martën në mbrëmje për vazhdimin e luftimeve në zona të ndryshme të Sudanit pavarësisht zgjatjes së armëpushimit mes palëve në konflikt në këtë vend.

Të hënën e kaluar ushtria sudaneze dhe forcat e reagimit të shpejtë e zgjatën armëpushimin në këtë vend edhe për 5 ditë. Armëpushimi është shpallur shumë herë në Sudan por është shkelur çdo ditë nga palët në konflikt në këtë vend.

Që nga 15 prilli, Sudani arenë e një konflikti midis ushtrisë nën komandën e Abdul Fattah al-Borhan dhe forcave të reagimit të shpejtë nën komandën e Muhammad Hamdan Daghlo (Hamidati), duke përfshirë kryeqytetin e Sudanit dhe qytete të tjera në veri dhe në perëndim të vendit. Lufta në të gjithë Sudanin ka lënë më shumë se 1800 të vdekur. Kombet e Bashkuara njoftuan se më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur brenda Sudanit dhe 300,000 njerëz kanë kërkuar strehim në vendet fqinje.

Tags